Skip links

Designer Group.

Pika fillestare e çdo projekti është t’i kushtohet vëmendje aspekteve të tij mjedisore.

Rreth nesh

Designer është një studio projektimi me bazë në Prishtinë, e themeluar në vitin 2021 nga Rinor Gërguri. Designer mbështetet nga një ekip pasionant, të arkitekurës dhe dizajnit të brendshëm. Studio është përpjekur gjithmonë të kapërcejë kufizimet midis projektimit dhe ndërtimit dhe të ofrojë cilësinë më të mirë të ideve arkitekturore. Designer ka projektuar dhe dizajnuar në fushën e arkitekturës dhe dizajnit të brendshëm. Designer  beson se zgjedhja e duhur dhe me cilësi të lartë është një kërkesë e një ekipi të arkitektëve me përvojë. Prandaj, ekipi gjithmonë përpiqet të rrisë njohuritë e tyre së bashku me aftësitë e dizajnit dhe të qëndrojë i përditësuar. Pika fillestare e çdo projekti është t’i kushtohet vëmendje aspekteve të tij mjedisore, sociale dhe ekonomike dhe të analizohen parametrat ndikues të secilit projekt. Është parimi bazë të merren parasysh kërkesat, dëshirat dhe ndryshimet ndërmjet klientëve të secilit projekt, gjë që krijon diversitet në projekte me kontekste të ngjashme.

Parimet e mëtejshme të Designer përfshijnë diskutimin midis anëtarëve të ekipit, vëmendje të veçantë ndaj karakteristikave të materialeve për të garantuar pamjen përfundimtare të ndërtesës. Rrëfimet arkitekturore që synojnë të krijojnë një përvojë unike, bazuar në parimin se dizajni i duhur i çdo hapësire përmirëson cilësinë e jetës së përdoruesit. Ne e konsiderojmë çdo projekt të ri si një sfidë dhe synojmë gjithmonë prodhimin sa më cilësor të hapësirës përmes arkitekturës dinamike.

Zgjerimi i fushës së studios në fusha të ndryshme të dizajnit në shkallë të ndryshme arkitektonike dhe dizajnit të brendshëm është një nga qëllimet e ardhshme të Designer Group.